Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për tritolin e vendosur në një shtyllë të tensionit në Laç.
Ky reagim vjen, pasi Partia Demokratike tha më herët se ndjen neveri për propagandën që bën Edi Rama, që sa herë ka të tilla ngjarje, ia hedh fajin opozitës.

“Më falni po unë nuk përmenda askënd, ju të dashur ish-kolegë të arratisur nga detyra pse u hodhët përpjetë?! Po s’keni faj, tërbimin e dëshpërimit kundër shtyllave të tensionit, e keni si kallëp dinamiti nën kësulë!”, tha Spiropali.

Ajo shton më tutje se “opozitarët përpjetë le të hidhen, ky vend prapa nuk bën”.

“Përpjetë hidhuni, të gjithë e dinë atë që duhet të dinë. Ky vend mbrapa s’bën”, nënvizon ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb