SHKODËR

Polici Prel Milani pas tritolit në banesën e tij në Shkodër ka thënë se nuk ka patur presione më parë, por dyshon se ky mund të jetë një mesazh kërcënues ndaj tij për shkak të detyrës, sidomos në luftën kundër kultivimit të drogës.

Milani, me detyrë komandant poste në Theth ka dëshmuar në Polici se nuk ka ide se kush mund ta ketë shkaktuar atentatin duke mos hedhur akuza për autor të dyshuar ndërsa Policia po heton për të gjetur personat e përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë nuk pati të lënduar nga shpërthimi i tritolit gjatë natës në banesën private të Milanit

Në Dukagjin në muajt e fundit të 2019, u vranë dy persona pikërisht të dyshuara për shkak të kultivimit të bimëve narkotike. Lazër Arra dhe pas tij Gjergj Krytha humbën jetën nga ekzekutimet me armë zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb