TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka hedh poshtë akuzat se ka lidhje me vëllezërit Gjuta, të arrestuar si autorë të vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm.

“Flamur Noka nuk ka asnjë njohje, aq më pak të ketë lidhje, e aq më pak që të kem pire kafe qoftë edhe njëherë të vetme me vëllezërit Gjuta në lokalin që paskan, siç pretendon shpifësi, apo dhe kudo tjetër. Kur unë as nuk i njoh, si mund t’i kem pasur në fushatën time? Nëse del një element që tregon ndryshe, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga politika. Nëse qeveria e shpifësit është e mbushur me ministra ushtarë të krimit të organizuar, shpifësi dhe ata që i rrinë pas nuk mund të përbaltin as mua dhe asnjë ish-ministër të qeverisë ‘Berisha'”, shkruan Noka.

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: