Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisarait një të dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në shtëpinë e Aarmand Dukës. Mbrëmjen e djeshme, është bërë i mundur shoqërimi i rajon i Arlen Hasanaj, sipërmarrës i disa bizneseve në qytetin bregdetar.

Gazetarja Klodiana Haxhia raporton për “BalkanWeb” se autori i dyshuar ka mohuar krimin. Ai ka thënë se nuk ka njohje informale me kreun e federatës dhe se nuk kanë pasur asnjë konflikt. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Armand Duka.

Megjithatë, policia pretendon se ka ndjekur të gjitha veprimet e të riut. Ai ka ardhur nga rruga e portit, drejt në lagjen nr. 4., ku ndodhet edhe banesa e kreut të federatës.

Pasi ka marrë lëndën plasëse në një apartament, ai është drejtuar për nga shtëpia e teksa ka konstatuar mosprani njerëzish, ka vendosur kallëpin me tritol në portën hyrëse të banesës dhe është larguar me shpejtësi. Pikërisht, kamerat më pas, kanë fiksuar lëvizjet e të riut e për këtë fakt, policia thotë se ka arsye të besueshme se është pikërisht Hasanaj autori i këtij krimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb