TIRANE– Lirohet një tjetër i dyshuar si pjesëmarrës në lidhje me shpërthimin me tritol tek farmacia e babait të Saimir Tahirit.

Mësohet se Krimet e Rënda kanë ndryshuar masën për Lumjan Matmujën, për të cilin është caktuar “Detyrim paraqitje”. Matmuja është i dyshuar si pjesë e grupit të Vladimir Gjutës.

Shpërthimi me eksploziv, ku në qendër të sulmit ishte farmacia në pronësi të Bashkim Tahirit ndodhi më 10 shkurt të vitit të kaluar.

Ndërkohë, më 13 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda liroi nga burgu të Emirjon Gjutës, i akuzuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar.

Gjutës i kishte mbaruar afati i paraburgimit, dhe pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Emirjon Gjuta dyshohet se ishte personi që ka siguruar telefonin dhe kartën SIM për shpërthimin te farmacia e Bashkim Tahirit, por ai ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: