KOSOVË

Triumfi i këngëtares me origjinë nga Kosova, Dua Lipa në çmimin prestigjioz “Grammy Awards” ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Por ky sukses nuk kishte se si të kalonte në heshtje në vendin e origjinës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Dua Lipa, është shembulli i suksesit që me punë dhe talent arrihet çdo gjë.

Ai thekson se shtetit i Kosovës është me fat që përfaqësohet në botë me talentin dhe emrin e këngëtares.

“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Aëards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd. RH”, shkruan kryeminsitri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb