Partizani mundi 1-4 Kastriotin, duke marrë vendin e parë në klasifikim. Pas sfidës, ka folur për mediat trajneri i të kuqve, Giovani Colella.

“Nuk kemi akoma se çfarë të festojmë. Kemi një ndeshje akoma për të fituar të hënën dhe nuk kemi akoma se çfarë të festojmë. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe jemi zot të fatit tonë.

Bylisi meriton një falenderim nga ne, e kam thënë shpesh herë që janë një nga skuadrat me futbollin më të mirë në kampionatin tonë. Shpresoj shumë që ata të mbijetojnë.” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: