Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka komentuar fitoren 3-1 në Kupë ndaj Partizanit.

“Është një hap drejt gjysmëfinales, por nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të kujdesshëm për vazhdimësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat. iu përshtatëm mirë terrenit. U munduam edhe në pjesën e dytë, që të luanim me topin poshtë, por terreni u rëndua. Këto ndeshje fitohen me luftë sportive dhe jam shumë i kënaqur me skuadrën.

Nuk ka asnjë skuadër të vogël. Ne duhet të sillemi njësoj me të gjithë kundërshtarët, thjesht duhet të ambientohemi më mirë me kushtet dhe fazat e lojës.

Vllaznia me organikë të plotë? Për mua ka qenë pozitive që skuadra ka reaguar edhe kur ka patur mungesa. Të plotë do të jemi kur të kemi edhe Balajn të çliruar nga goli. Krahasuar me ndeshjen ndaj Kastriotit, sot e mbështetëm më mirë sulmuesin. Më kënaq fakti që kam të gjithë lojtarët të gatshëm për të luajtur. Kampionati është i ngjeshur. Rezultati mbyll shumë gjëra, por ne do të vazhdojmë punën për tu përmirësuar” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: