Real Madrid reagoi pikërisht në momentin më përcaktues, u riktheu shpejt tek fitorja dhe këtë e bënë në ndeshjen më të rëndësishme të vitit, në “El Clasico” përballë Barcelonës. Triumfi në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm rikthen qetësinë tek madrilenët por nuk shuan zërat që flasin për një largim të Zidane.

Zidane
Zidane

Sipas “The Sun”, presidenti Perez ka nisur kontaktet me Mauricio Pochettino, kjo pasi në Spanjë flasin për një tjetër skenar, vetë trajneri po mendon largimin, gjithnjë nëse ekipi i tij nuk vijon me rezultatet pozitive.

Fitorja në “El Clasico” i ka dhënë më shumë besim si trajnerit ashtu edhe klubit, por në çdo rast presidenti Perez vijon të mbaje kontakte me ish trajnerin e Tottenham Hotspur, i përzgjehdur prej kohësh si preferenca e parë për të zëvendësuar Zidane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb