Egnatia ia doli të fitojë Kupën e Shqipërisë, pasi mundi 0-1 Tiranën. Pas sfidës  dha mendimin e tij lojtari i skuadrës nga Rrogozhina, Renato Malota.

“Është historike për të gjithë, sepse Egnatia është një skuadër e vogël dhe nuk kishte fituar më parë ndonjë trofe. Jemi të emocionuar të gjithë, sepse nuk e mendonim që do të mbyllin me një trofe këtë vit shumë të mirë. Sekreti i kësaj skuadre është grupi, jemi një grup i bashkuar.Kishit frikë nga penalltitë? Nuk kishim frikë, sepse kemi lojtarë teknikë, që janë mjaft mirë te penalltitë. Por si vajti loja nuk donim që të shkonte me penallti, sepse ato 50 me 50. Jemi shumë të kënaqur që arritëm të fitonim këtë trofe”- Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: