Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka treguar se nuk është një lojtar i madh vetëm në fushë, por dhe një njeri i madh jashtë fushë.

Në fjalën e tij si kapiten i ‘’axurrëve’’ përpara presidentit të Italisë, Matarella, 37 vjeçari ia dedikoi triumfin ish-futbollistit të Italisë që ndërroi jetë pas një ataku në zemër në vitin 2018, Davide Astori.

”I nderuar President, më lejoni të ju falënderoj në emrin tim dhe në emër të ekipit, prania juaj ishte një gjest i rëndësishëm. Ne donim t’ia kushtonim fitoren miliona italianëve në botë që kurrë nuk na lanë vetëm, duke na shoqëruar në këtë udhëtim.

Ia kushtojmë këtë triumf Davide Astorit, do të kishim dashur këtu me ne, ai është gjithmonë i pranishëm në mendjet dhe zemrat tona. Ky është një grup që nuk është dorëzuar kurrë edhe në vështirësi, duke mbështetur veten dhe duke e vendosur interesin e ekipit para individit.

Astori Chiellini
Astori Chiellini

Ne nuk jemi këtu vetëm prej disa penalltive, por sepse kemi ndarë miqësinë, një nga ndjenjat më të bukura në jetë. Tenisti Berrettini javët e fundit na bëri të ëndërrojmë, ne brohoritëm sikur të ishit bashkëlojtar i yni. Mos u ndal. Kjo lidhje na bëri të ndjehemi vëllezër të Italisë, të gatshëm për të bërë gjithçka për vendin që duam “, – tha Chiellini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb