Gazetari serb Stefan Cvetkoviç, i cili u dhunua pasi po merret me hetimin mbi vrasjen e Oliver Ivanoviçit ka lëshuar një deklaratë të fortë. Ai tha se gjurmët për vrasësin e Ivanoviç të çojnë në zyrën e Gjuriç. Ai pretendon se vrasësit e Ivanoviçit kishte kontakte të ngushta me disa individë nga zyra për Kosovën në Beograd.

“Ivanoviç është ekzekutuar. Hetimi tregon për ekzistencën e bazuar të dyshimeve se organizatorët e vrasjes së Ivanoviçit kishin kontakte të ngushta me individë nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë”, tha Cvetkoviç, transmeton lajmi.net.

Në një konferencë për media gazetari serb bëri të ditur se ka qenë disa herë në Kosovë, ku ka pasur edhe kontakte me prokurorin special në Kosovë. Në konferencë për media gazetari serb doli me fashë në kokë, pasi dy netë më parë ai u sulmua brutalisht në një kafene. Cvetkoviç theksoi se emri e personi që e sulmoi tentoi ta vrasë, por për të më e rëndësishme është të dijë se kush e dha urdhrin. Ai bëri të ditur se u godit me një shufër metalike. Nga fotografitë që qarkullonin në rrjete sociale shihej se Cvetkoviç kishte një të çarë në sy. Gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviçit ishte zhdukur më 13 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb