“Patëm një javë pushim në dhjetor. U kthyem dhe ju betohem që 23 lojtarë nga 25 që ka Interi ishin të sëmurë. Nuk është një shaka kjo”. Gjatë një bisede në Instragam me Kat Kerkhofs, bashkëshortja e Mertens, Romelu Lukaku tregon parpaskenën e frikshme në lidhje me shëndetin e skuadrës në janarin e shkuar, pra më herët sesa karantinimi i Italisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lukaku Insta
Lukaku Insta

“Luajtëm një ndeshje kundër Kajliarit të Raxha Naingolanit dhe pas 25 minutash lojë një nga mbrojtësit tanë u detyrua të largohej nga fusha. Nuk mund të luante më pasi po i binin të fikët. Të gjithë teshtinin dhe kishin temperaturë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb