BEOGRAD- Patriarku serb, Irinej nuk i kursen deklaratat e tij pro serbe, ndërsa i ka mëshuar sërish idesë se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë.

Ai pohoi se ajo çfarë po ndodh në Kosovë dhe “metohi” është një padrejtësi e madhe e të fuqishmëve ndaj një pakice të vogël siç janë serbët. Patriarku serb thekson më tej se Serbia nuk do të lejojë kurrë që Kosova të shkëputet. “Kosova asnjëherë nuk do të ndahet nga ne”, ka thënë për ‘Tanjug’, Irinej.

Ai shton më tej se: “Kosova nuk është gjeografi. Kosova është Jerusalem. Vendi ynë i shenjtë. Gjithçka që ka të bëjë me rrënjët dhe kulturën tonë. Gjërat më të shenjta për ne janë atje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb