“Nëse doni të dini se sa e lirë dhe e hapur është një shoqëri, shikoni se sa të lira janë gratë e saj”.

Azar Nafisi, një shkrimtare iraniane dhe autore e librit të famshëm Reading Lolita në Teheran (Adelphi) në një intervistë për Corriere della Sera, bëri një reflektim mbi të drejtat e grave në vendet totalitare, ku gratë janë subjektet që dhunohen të parat. Nafisi u largua nga Irani pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe jeton në Shtetet e Bashkuara.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka dallime mes dhunës së ushtruar nga talebanët ndaj grave në Afganistan dhe gjendjes së grave në Iran, Azar Nafisi shprehet: Ka dallime të mëdha, por edhe ngjashmëri. Forcat totalitare shpesh pushtojnë dhunën dhe nuk është rastësi që gratë shpesh janë objektivi i tyre i parë. Nëse doni të dini se sa e lirë dhe e hapur është një shoqëri, shikoni sa të lira janë gratë e saj.

“Gratë, kultura dhe historia e tyre, shpjegon ajo, janë objekti kryesor i forcave si talebanët”. Për shkrimtaren gratë sulmohen sepse ato përfaqësojnë një vision alternative të identitetit të këtyre vendeve. Ajo shton se talebanët në Afganistan dhe institucionet e Republikës Islamike në Iran pretendojnë se përfaqësojnë kulturën dhe historinë lokale, por nëse shikoni betejat historike të grave kuptoni se kjo është krejtësisht një gënjeshtër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb