U ble për rreth 160 milionë euro nga katalanasit dy sezone më parë, por asnjëherë nuk arriti të fitonte zemrat e tifozëve blaugrana dhe aq më shumë një vend në formacionin e Ernesto Valverdes, çka ka bërë që në Katalonjë ta marrin me shumë seriozitet propozimin e tij.

Filipe Kutinjo ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Barcelona, lajm i raportuar nga “Cadena Ser”. Për të ka mjaft interes nga Çelsi, Juventus dhe Paris Sën Zhërmen. Megjithatë, duuhet parë se cila prej skuadrave do të afrojë shumën më të lartë, shumë që duhet të zhbëjë sado pak thesarin e paguar nga Barcelona te Liverpuli janarin e vitit 2018.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb