NGA KLODIANA HAXHIAJ*
DURRËS- Një ngjarje që nisi si një arrestim i thjeshtë zbulon një histori tronditëse të një minoreneje nga Lezha. Një 41-vjecar është arrestuar pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 15-vjecare dhe e ka detyruar për marrëdhënie seksuale. Por rrëfimi i vajzës në polici, zbardh një histori dhe më të rëndë. Vajza thotë, se familja e ka detyruar të martohet me burrin 41-vjecar, dhe se ky i fundit pa dëshirën e saj e ka përdhunuar sistematikisht për 1 javë. Vajza ka kerkuar urdher mbrojtje, pasi burri qe i dha familja, e kercenon se do e vrase, nese ajo ndahet prej tij.

Arrestimi i 41-vjecarit
Burimet policore në Durrës bënë me dije se, Martin Haxhija 41 vjec me origjinë nga Lezha është arrestuar për llogari të policisë së Lezhës i shpallur në kërkim në 5 Prill, pas denoncimit të vajzës minorene. Policia bëri me dije se Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim, Martin Haxhija 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.04.2016, është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Lezhë, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksulae me të mitur” dhe “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” të parashikuara në nenet 100 dhe 130 të Kodit Penal. Haxhija, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar shtetasen G.Gj. 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale. Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivave të Komisariatit të Policisë Lezhë.

Denoncimi
Denoncimi ka shkaktuar jo pak shok tek oficeret e policisë së Lezhës, në 5 Prill, 10 ditë më parë. Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se, 41-vjecari Martin Haxhija është denoncuar në polici nga 15 vjecarja. Në denoncim minorenia i kërkoi policisw mbrojtje.

“Më fejuan pan dëshirën time. Martini erdhi në shtëpi e më kërkoi dorën për nuse. Prindërit ishin dakord, unë nuk e doja. U thashw qw; ‘Nuk e dua’. Pasi më fejuan më mori në shtëpi e më ka mbajtur një jave me njerëzit e familjes së tij. Kreu marrëdhënie seksuale me mua. Unë nuk doja. Më pas i thashë që nuk të dua, por më tha se të vras e nuk të lëshoj nga duart. Më merrte në telefon e më thoshte, do të vras. Unë kam frikë se mos më con prostitutë jashtë vendit! Më ndihmoni se kam frikë prej tij” u ka kërkuar 15-vjecarja policisë së Lezhës.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb