Një ngjarje e rëndë në lidhje me një kardinal francez ka tronditur shoqërinë dhe besimtarët.

Kardinali Jean-Pirre Ricard ka pranuar se ka abuzuar me një vajzë 14-vjeçare para 35 viteve dhe tashmë ka njoftuar largimin e tij nga detyra fetare.

Një raporti të lëshuar vitin e kaluar zbuloi një fenomen të abuzuesve seksualë të fëmijëve që vepronin për dekada brenda Kishës Katolike Franceze.

“Tridhjetë e pesë vjet më parë, kur isha prift, u solla në mënyrë jo të hijshme me një vajzë të re 14-vjeçare. Sjellja ime ka shkaktuar në mënyrë të pashmangshme pasoja të rënda për atë vajzë”, tha ish-Kardinali Ricard.

Ai ishte kryepeshkopi i Bordosë, në Francën jugperëndimore, derisa u tërhoq nga ai pozicion në vitin 2019 për të shërbyer në dioqezën në Dignes-les-Bains, në jug të vendit.

78-vjeçari Ricard tha se kishte kontaktuar me viktimën e cila ën atë kohe ishte e mitur, dhe i ka ëkrkuar asaj falje për veprimet e tij, megjithatë mnuk ka sqaruar se kur ka folur me të.

Ai u shpreh se kishte vendosur “të mos heshte më për situatën e tij” dhe se ishte në dispozicion të drejtësisë dhe autoritetit të kishës.

Sipas studimit dhe raportit të vitit të kaluar, zbulohet se 330,000 fëmijë u abuzuan seksualisht gjatë 70 viteve nga priftërinjtë ose figura të tjera fetarë të lidhur me kishën franceze.

Raporti përshkruante mënyrat se si Kisha Katolike po mbulonte veprat e tilla të abuzimit me të mitur dhe kërkoi të respektohet ligji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb