Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me autoren Evis Ahmetin është trajtuar historia rrëqethëse e një gruaje e e cila ka vendosur të denoncojë sot publikisht ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ndërtoi një familje dhe lidhi një martesë  nga e cila erdhi në jetë një fëmijë.

Gruaja tregon se pas divorcit, vajza merrej nga babai për t’a takuar dhe ajo shprehet se babai ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij.

Sipas gruas me ish bashkëshortin ishte njohur nëpërmjet shoqes së saj edhe pse kishte dyshime në lidhje me jetën e tij. Pavarësisht dyshimeve ajo vendosi t’i jepte një mundësi.

Gruaja shtoi se ajo gjithmonë ishte përballur me dhunën nga ish- bashkëshorti edhe kur ishte shtatzënë me vajzën.

“Unë jam bërë nënë në një moshë shumë të madhe. Jam martuar me mblesëri dhe me ish- bashkëshortin e kam njohur nëpërmjet shoqes time.  Unë gjithmonë kam pasur dyshimet mia në lidhje me të, por vendosa t’i jepja një mundësi.   Ai ushtronte dhunë ndaj meje gjithmonë, edhe kur unë isha shtatzënë me vajzën.” tha ajo

Ajo i kishte vënë re shenjat e dhunës tek vajza, dhe kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Nga biseda që ajo kishte patur me vajzën e mitur, kishte kuptuar se ngjarja e rëndë kishte ndodhur në banjon e një lokali.

“Shenja e parë ishin disa të nxira në këmbën e vajzës, dhe më vonë pas dushit e vura re se çfarë kishte ndodhur.  Vajza më tregoi se ngjarja kishte ndodhur në banjon e një lokali.” theksoi gruaja.

Gjithashtu në një lidhje telefonike, ka reaguar edhe babai i 3-vjeçares i cili i ka mohuar akuzat duke thënë se ai nuk është në dijeni të provave dhe fotove dhe gjatë 2 viteve ka qëndruar në Greqi dhe nuk e ka takuar vajzën.

” Nuk është e vërtetë. Unë nuk kam parë asnjë foto ose video të ngjarjes. Pastaj unë kam dy vite që nuk e kam takur vajzën time sepse prej 2 vitesh ndodhem në Greqi” përfundoi ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb