Të paktën 4 persona u vranë me armë zjarri në Tacoma të Washingtonit në SHBA, të enjten pasdite ndërsa autoritetet po kërkojnë të paktën një të dyshuar, njoftoi policia.

Departamenti i Policisë Tacoma shkroi në Twitter se dy femra dhe një mashkull kishin vdekur në vendngjarje dhe se një mashkull u dërgua në spital me plagë në rrezik për jetën.

“Personi i dërguar në spital kishte vdekur nga plagët e marra. Viktimat dukej se ishin të rritur”, tha policia për “The News Tribune”.

Të shtënat kanë ndodhur në anën lindore të qytetit në lagjen Salishan.

Zëdhënësja e policisë, Wendy Haddow tha se të shtënat ndodhën në një rrugicë prapa një banese rreth orës 16:24 dhe se së paku një viktimë është gjetur në rrugën përballë banesës.

Hetuesit nuk janë të sigurt nëse sulmuesi ka vepruar vetëm, tha Haddow për “The Seattle Times”. Deri në orën 19:00, asnjë i dyshuar nuk ishte arrestuar apo identifikuar publikisht.

Hetuesit dhe detektivët në skenën e krimit kishin bllokuar disa blloqe rreth skenës së të shtënave dhe pritet të mbledhin prova gjatë natës, tha ajo.

Këtë vit në Tacoma janë regjistruar 27 vrasje, tha Haddow. Qyteti ka një popullsi prej rreth 212 mijë banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: