Një ngjarje tronditëse është zbuluar nga policia greke ditën e sotme, ku një vajzë 10-vjeçare abuzohej sistematikisht seksualisht nga babai i saj dhe torturohej sa herë refuzonte.

Policia ka vënë në pranga 47-vjeçarin nga Rumania, pasi rasti u denoncua nga disa persona që dyshuan fillimisht se vogëlushja dhunohej fizikisht. Mediat greke raportojnë se babai monstër e torturonte atë sa herë ajo refuzonte që të kryente marrëdhënie intime, dhe herën e fundit ai ki kishte djegura duart mbi sobë.

Çështja është marrë në dorëzim nga Zyra për Parandalimin e Dhunës në Familje në Omonia, e specializuar për raste të ngjashme. Mësohet se vogëlushja ka denoncuar në polici gjithë çfarë kishte kaluar prej të atit, ndërsa abuzimi seksual është konfirmuar nga mjekësia. Në të njëjtën kohë, 10-vjeçarja kishte të nxira në pjesë të ndryshme të trupit dhe djegie në duar.

Nga informacionet thuhet se fëmija ishte në gjendje të mjerueshme dhe shumë e frikësuar. Që në vitet e para të jetës së saj ajo u rrit me rumunin me precedentë të mëparshme për vjedhje dhe përfshirje në qarqet e trafikut, pasi nëna e tyre i kishte braktisur.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb