Një ngjarje tronditëse është shënuar në Lushnjë. Në media sociale një burrë nga Lushnja është shfaqur duke tërhequr zvarrë me motor një qen, ku si pasojë kafsha ka ngordhur.

Policia duke marrë shkas nga qarkullimi i fotos në rrjete sociale, është vendosur menjëherë në veprim, duke shoqëruar në ambientet e policisë shtetasin F. H., 64 vjeç banues në Zhamë të Lushnjës.

Mbi burrin rëndon vepra penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Njoftimi i plotë i policisë

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motorr në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb