Një ngjarje tronditëse është shënuar në Pakistan.

Sipas raportimeve atje, rreth 400 burra kanë tentuar të përdhunojnë një grua në Lahore. Pamjet janë bërë virale dhe shihet se si një turmë burrash i sulen vajzës së pambrojtur. Ato e keqtrajtojnë të renë në mënyrë barbare.

Pas incidentit, gruaja i ka paditur agresorët në polici, e për këtë autoritetet kanë nisur një hetim.

Sipas Fondacionit Thomson Reuters, Pakistani është vendi i gjashtë më i rrezikshëm në botë për gratë, ndërsa organizata Lufta kundër Përdhunimit me qendër në Karaçi vlerëson se më pak se 3% e rasteve të përdhunimit përfundojnë me dënimet e autorëve.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: