Një përleshje masive ku janë përfshirë 30 burra ka ndodhur në një panair makinash gjatë së dielës në Ayr Racecourse në Skoci.

pamjet e publikuara nga mediat britanike shihen të gjithë burrat duke u zënë, teksa në duar mbajnë shkopinj bejsbolli, shkopinj golfi dhe masheta përpara qindra familjarëve të tmerruar.

Të pranishmit panë të tmerruar teksa grupi i madh luftonte nëpër tregun e hapur në fundjavën e festës Jubilare të mbretëreshës. Shumë banorë të zonës u bërtitën burrave, duke u thënë që të largoheshin sepse kishte fëmijë rreth tyre.

Policia skoceze thotë se ka arrestuar dhe akuzuar një person në lidhje me rrëmujën e krijuar dhe është në kërkim të të tjerëve të përfshirë.

Një shikues, i cili nuk donte të identifikohej nga frika e hakmarrjes, tha: “Unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë.

“Pamë 20 ose 30 djem që të ndiqnin njëri-tjetri me masheta. Ishte një ditë tepër e ngarkuar dhe kishte qindra fëmijë aty. Në një moment unë kapa një karrocë të një fëmije për ta tërhequr dhe ne u strehuam sa më larg zonës së sherrit. Ishte kaos absolut. Jam krejtësisht i tronditur”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: