Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë të paktën 4 persona. Osmani përmes një postimi në Facebook ka ftuar organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.  Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”.

Vjod

Lidhur me këtë tragjedi kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë të Kosovës ku përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj ka apeluar organet e rendit që sa më parë ta zbulojnë autorin e këtij veprimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: