Një ngjarje tronditëse është shënuar në Itali.

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hysen Aliko është arrestuar nga policia italiane, pasi një natë më parë ka plagosur me thikë ish-gruan. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ku dhe i është nënshtruar një operacioni mjaft të vështirë.

Sipas raportimeve gruaja 40-vjeçare, ishte duke u kthyer në shtëpi ku u sulmua nga i shoqi. Ai e goditi atë dy herë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut. Ishin britmat e gruas ato që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve që lajmëruan më pas edhe policinë.

Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje.

Hetuesit kanë nisur këqyrjen e pamjeve filmike në zonë. Çifti ishte divorcuar një muaj më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb