Koronavirusi vijon të tmerrojë botën, teksa ka marrë më shumë se 2 mijë jetë njerëzish. Së fundi, virusi vdekjeprurës ka vrarë edhe regjisorin e njohur kinez, Chang Kai, bashkë me familjen e tij.

Mediet e huaja raportojnë se para se të vdiste, regjisori iu kishte përcjellë një mesazh miqve, të afërmve dhe djalit të tij, që banonte në Londër, duke iu thënë “Lamtumirë atyre që më duan dhe i desha”.

Regjisori, dy prindërit e tij dhe motra ishin të izoluar, por koronavirusi iu ka marrë jetën, pasi të parin kishte prekur babain e Chang, më pas të ëmën e tij, atë dhe në fund motrën. Ndërkohë, raportohet se bashkëshortja e regjisorit është në gjendje të rëndë, e prekur edhe ajo nga virusi.

Kur i ati u sëmur regjisori e dërgoi në spital, por nuk kishte më vende dhe u detyrua ta kthente në shtëpi dhe të kujdesej vetë për të. Ditën e vdekjes së të atit, 28 janar, iu sëmur e ëma, ditën e vdekjes së të ëmës, 2 shkurt, u sëmur ai dhe e motra.

Në atë ditë, autoritetet në Wuhan ndryshuan strategjinë për të luftuar virusin. Duke izoluar njerëzit e infektuar me virus dhe njerëzit u drejtuan në qendra karantine të ngritura pikërisht për ta. Por nuk kishte më çfarë të bëhej për regjisorin e njohur, i cili humbi jetën së bashku me familjarët e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb