Kompania mjaft e njohur e veshjeve sportive, Nike, ka njoftuar se ka shkëputur marrëveshjen me Neymar, për shkak të akuzave për abuzim seksual.

Edhe pse pretendimi për sulm seksual ka ndodhur në vitin 2016-ë, Nike thotë se hetimi ende s’ka përfunduar, ndaj për këtë arsye, ata kanë lënë në mes bashkëpunimin se bashku.

Por përfaqësuesit e Neymar pretendojnë të kundërtën, duke thënë se pas vendimit nuk qëndrojnë akuzat për sulm seksual, por me Nike, janë ndarë për arsye komerciale.

“Neymar Jr, do të mbrojë në të gjitha rrugët akuzat dhe baltën e hedhur ndaj tij. Sulmet janë të pabaza, por e gjitha do të vendoset në gjykatë”, u shpreh përfaqësuesi i yllit të futbollit për mediat e huaja.

Nike dhe Neymar, u ‘divorcuan’ në gusht të vitit 2020. Kompania asokohe nuk dha arsye të ndarjes,

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb