Ajaksi i Amsterdamit ka pësuar një godijte shumë të rëndë pas eliminimit të ditës së djeshme nga ana e Totenhem Hotspurs. Pas rritjes së madhe ekonimike gjatë këtij sezoni, mos arritja e në finale ka dërrmuar aksionet e holandezëve në bursë, çka pritet të ketë një ndikim të madh në merkaton e klubit.

Aksionet e Ajaksit, klub që si shumë të tjerë është i kuotuar në bursë, kanë shënuar një rënie me 21% vetëm në mbrëmjen e djeshme, çka do të thotë një zerim total i të gjitha rritjeve që klubi kishte pësuar deri më tani. Ajaksi ka humbur dhe bonusin prej 15 milionë eurosh, çka përbëjnë 15% të totalit të fitemeve të arritura në vitin e shkuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: