Jerome Boateng rrezikon deri në pesë vjet burg ndërsa po gjykohet çështja kundër tij për dhunë në familje. Ai do të përballet me drejtësinë nesër ku do të komunikohet edhe vendimi për të.

Ish-gruaja e tij me të cilën ka jetuar tetë vjet, duke pasur dy fëmijë, e akuzon atë për abuzim fizik tre vjet më parë, kur çifti ishte me pushime.

Nëse këto akuza të dhunës në familje vërtetohen në gjykatë të enjten në Mynih, atëherë Jerome Boateng rrezikon deri në 5 vjet burg.

Vlen të përmendet se Boateng ishte në qendër të vëmendjes si të autoriteteve ashtu edhe të mediave ndërkombëtare shkurtin e kaluar, pasi partnerja e tij Cassia Lenard, dyshohet se i dha fund jetës së saj.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: