Marcelo Rios sulmon Andre Agasin dhe ATP-në. Në një intervistë për “La Tercera”, ish-numri një i botës ka lëshuar akuza të rënda. “Agasi doli pozitiv në doping plot katër herë, por organet e ATP-së mbuluan çdo gjë sepse tenisi rrezikonte të përfundonte keq”.

Kiliani dhe amerikani kanë qenë rivalë të mëdhenj në fund të viteve ’90, ndërsa akuzat përfshijë edhe Pit Samprasin. “Në kohën time në fund të vitit turneu Masters zhvillohej gjithmonë çimento dhe terrenet e shpejta që ta çonin atë te fitorja. Vetëm unë dhe Bruguera kërkuam që të luhej në sipërfaqe të tjera më pas”.

Kileni, që së fundmi është operuar në legen thotë se “tenisi të lë para, por edhe një fizik të m..i”, ndërsa propozon që të ndryshohen disa rregulla. “Nuk kuptoj se përse duhet të ketyë dy shërbime, ky është një avantazh i madh për dikë që është dy metra i gjatë. Karloviç (lojtari më i gjatë në histori të tenisit 217 cm) në këtë mënyrë nuk do të tërhiqet kurrë nga sporti”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: