MAT- Qyteti i Burrelit është tronditur mesnatën e kaluar nga një shpërthim i fuqishëm. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Drita” në katin e katërt të një pallati.

Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e shesh pushimit, 2 metra larg banesës së kryetarit të bashkisë Mat, Nezir Rizvani. Fatmirësisht në dy banesat që ndodheshin pranë eksplozivit nuk ka pasur njeri dhe nuk ka të lënduar. Dyert e dy banesave janë dëmtuar.

neziri-1

Zyrtarisht policia njofton se rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Tritol-mat

 

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se:

MAT-TRITOL-KREYETARIT

tirtol-mat-1

Në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm  në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

pallati nga jashte shperthimi me tritol

Në të dy banesat e shtetasve M.B., dhe N.R., nuk ka pasur asnjë njeri në banesë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartpërmendur. Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb