Serbia vendosi të bënte hapin e madh dhe mendoi që të rikthejë tifozët në stadiume, por nga Beogradi nuk vijnë lajme të mira sa u takon rasteve të të infektuarve nga Covid-19.

Skuadra e Crvena Zvezdës është kthyer në një vatër koronavirusi, teksa pesë lojtarë të saj kanë rezultuar pozitivë në teste. Bëhet fjalë për Marko Gobeljiç, Njegos Petroviç, Dushan Jovançiç, Marko Konatar dhe Branko Joviçiç.

Katër lojtarë e parë kanë pasur simptoma përpara takimit të fundit që Zvezda fitoi në kampionat, ndërsa Joviçiç është asimptomatik. Sipas mediave serbe, situata ka precipituar pas derbit kundër Partizanit të Beogradit, që u luajt me dyer të hapura në prani të 18 mijë tifozëve.

“Lojtarët paraqiten në gjendje të mirë dhe i janë nënshtruar karantinës”, lexohet në njoftimin për shtyp që ka lëshuar së fundmi klubi serb.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb