DURRES-  Një tjetër ngjarje kriminale është regjistruar në Durrës. Edison Harizaj 39 vjec ka mbetur i vrarë në atentatin me armë zjarri ndërsa i plagosuri eshte identifikuar shtetasi Geci Caci, 33 vjec po nga qyteti i Vlorës.  Sipas burimeve mësohet se mbi trupin e 39 vjeçarit Harizaj është derdhur një karikator plumbash që ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij, ndërkohë që i plagosuri G.C 33 vjeç nga Vlora ndodhet në gjendje kritike për jetën.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton se viktima është gjetur në një mjet tip Audi ndërsa i plagosuri mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Në një raportim për News24, gazetarja Dorjana Bezat tha se dyshohet ndaj tyre te jete bere nje atentat tipik mafioz. Sakaq mësohet se në varrezat  e Shën Vlashit është gjetur një makinë e braktisur dhe e djegur, për të cilën policia ka dyshime se është përdorur nga autorët. Nuk dihen ende motivet e ketij krimi ndodhur pak caste më parë nëzonën e plazhit në Durrës,  ndërsa blutë e qytetit bregdetar ndodhen në vendngjarje për dokumentimin e provave materiale që do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Edison Harizaj i mbetur i vrarë në atentatin e së martë në mbrëmje në Durrës, nuk është një person i panjohur për policinë. 39-vjecari njihet si mik i Emiljano Shullazit, ndërsa në skedën e policisë rezultojnë një sërë precedentësh të mëparshëm penalë ndaj tij.

Njoftimi i policise:

Informacion paraprak

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.