FIER- Një automjet është djegur ditën e sotme në Patos, Fier. Sipas të dhënave zyrtare, dyshohet se mjetit i është vendosur eksploziv. (foto ilustruese)

Mësohet se makina është në pronësi të një mësueseje, Eriselda Agalliu, por nuk dihet ende se cilat janë motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Gazetari Ervis Kuci raportoi për “BalkanWeb” se pronarja e makinës është marrë në pyetje për të zbuluar nëse ka pasur kërcënime.

“Më datë 16.04.2018, në lagjen ‘1 Maj’, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip ‘Nissan’, në pronësi të shtetases E.A, banuese në Patos. Dyshohet se ne pjesen e perparme të mjetit eshte vendosur lëndë plasëse eksploziv.Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, deklaron Policia e Fierit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb