Përhapja e virusit Covid-19 ka tronditur futbollin brazilian. Klubi I famshëm i Vasco Da Dama ka bërë të ditur se 16 prej 43 lojtarëve të federuar të tij kanë rezultuar pozitivë në testet me tamponë. Po ashtu, sipas klubit edhe tre futbollistë të tjerë janë infektuar më parë nga Coronavirus, por tashmë janë shëruar.

Brezilya Ekibi Vasco Da Gama Da 16 Oyuncunun 13278319 8808 Amp
Brezilya Ekibi Vasco Da Gama Da 16 Oyuncunun 13278319 8808 Amp

Të gjithë lojtarët pozitivë janë pa simptoma, ose me simptoma të lehta, ndërsa ndodhen në shtëpitë e tyre, Këto shifra janë alarmante, teksa ngrenë dyshime të forta në lidhje me të ardhmen e futbollit brazilian. Klubet atje kanë nisur prej javësh përgatitjet, por pas rezultateve të fundit rikthimi i kampionatit brazilian në fushën e lojës rrezikon të shtyhet.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb