“Seria A” e sezonit të ardhshëm nuk është e konfiguruar pasi 2 skuadra rrezikojnë të përjashtohen. Më 26 korrik do të hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, por skuadrat pjesëmarrëse mund të ndryshojnë për shkak të vendimeve që mund të merren në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit.

Bëhet fjalë për ekipin e Parmës dhe Veronas të cilat rrezikojnë të zbresin në “Seria B” dhe vendin e tyre ta marrin Palermo e Crotone, shkruan agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

Veronezët akuzohen se kanë prodhuar një bilanc pozitiv fiktiv për 25 milionë euro pas një serie këmbimesh lojtarësh më Cesena-n. Si Chievo, ashtu edhe Parma, do të shkojnë në gjyq më 17 korrik.

Për sa i takon Parma-s, akuza është për shkelje sportive në tentativë. Një akuzë që bazohet te disa mesazhe të këmbyer me lojtarët e ekipit kundërshtar para ndeshjes së luajtur me Spezia-n, që ka rezultuar vendimtare për ngjitjen e tyre në Serinë A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb