Gjakova është tronditur mbrëmë nga një ngjarje e rëndë, ku një burrë vrau me kallashnikov ish-bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre 9-vjeçare. Krimi në familje ndodhi në Brekoc, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Express, bazuar edhe tek dëshmia e Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë, mëson se personi i dyshuar, Pjetër Nrecaj është arrestuar.

Mësohet se Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes, 40 vjeçe, (shtetase e Shqipërisë) dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë. Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e Nrecajt, po jetonte në Kosovë me fëmijët e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb