Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Kavalën, Greqi, ku një blegtor 56-vjeçar ka vrarë me armë gjahu partneren 31-vjeçe dhe foshnjën e tyre vetëm 11 muajshe e më pas ka vrarë veten.

Mediat greke bëjnë me dije se ai i ka qëlluar nga një distancë e afërt, dhe sipas mjekut ligjor që ka bërë ekspertizën, gruaja është qëlluar me plumb për derra të egër, ndërsa foshnja, me plumb për shpendët.

Mjeku tha se në 40 vite që punon në mjekësinë ligjore, nuk ka parë kurrë një krim kaq gjakftohtë mbi një foshnjë. Ndërkohë në ceremoninë e varrimit të autorit, nuk ka qenë i pranishëm asnjë, vetëm patrulla e policisë dhe një prift.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb