Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pirea, Greqi, ku një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Ngjarja fillimisht u raportuar si vetëvarje, pasi burri u gjet i lidhur me një litar në fyt dhe i varur në një tra, ndërsa në banesë ka qenë edhe një grua.

Pasi fqinjët kanë dëgjuar zhurma në banesën e tij, ku jetonte i vetëm, kanë njoftuar policinë, e cila në momentin që ka mbërritur në banesë ka gjetur të varur burrin, ndërsa një 47-vjeçare ndodhej pranë tij. Pasi është marrë në pyetje, gruaja ka thënë se mes tyre ka pasur një sherr, pasi sipas saj viktima i kishte para borxh dhe ajo kishte shkuar për t’ia kërkuar.

Gruaja ka deklaruar fillimisht se pas sherrit, 50-vjeçari është vetëvarë, por policia nuk është bindur nga dëshmia.

Më pas ajo ka thënë se e ka parë kur ai ka vendosur litarin në fut dhe është varur në tra, dhe se ajo nuk i kishte bërë asgjë përveçse sipas saj e ka ndihmuar duke i hequr karrigen dhe më pas ai është varur duke humbur jetën.

Tashmë policia është duke vijuar hetimet, ndërsa gruaja është në arrest, me akuzën se dyshohet për vrasje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: