Lamia është zgjuar sot nga një ngjarje tragjike. Mediat greke bëjnë me dijen se një 29-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në qendër të qytetit, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarë.

Mësohet se ishte aroma e rëndë që vinte nga banesa e saj, ajo që ka bërë që fqinjët të shqetësohen dhe të njoftojnë policinë. Pas futjes me forvë të policisë ën banesë, ajo është gjetur e varur me një litar të improvizuar.

Sipas dyshimeve, mendohet se ajo i ka dhënë fund jetës një javë më parë, por nuk dihen shkaqet, ndërsa autoritet kanë nisur tashme hetimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb