KAVAJË

Tronditet Kavaja. Një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit të Kavajës ku sipas raportimeve ka pasur një ‘përplasje të fortësh’.

Viktima mësohet se është një burrë rreth 50 vjeç që ka qenë kalimtar i rastit. Ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi me bukë në dorë kur është qëlluar për vdekje. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe. Deri tani mësohet se janë ndaluar 4 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: