Mediat spanjolle janë të sigurta në atë që raportojnë! Roberto Firmino pritet të ndjekë gjurmët e Filipe Kutinjos dhe Luis Suarezit duke lënë “Anfield Road” për të shkuar te Barcelona. Lajmin e konfirmon “Don Balon”, që saktëson se ka qenë vetë Roberto Firmino ai është i është ofruar Barcelonës, lajm që tifozët e “Reds”-ave nuk do ta pëlqejnë aspak.
Katalanasit janë të joshur nga kjo ide sepse prej kohësh janë vënë në kërkim të lojtarit që duhet të marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të Luis Suarezit, i cili në përfundim të kontratës së tij me blaugranat, do të largohet nga “Camp Nou” për ta vijuar karrierën gjetkë dhe i ka kërkuar publikisht klubit që të mendojë për zëvendësuesin.
(Balkanweb)