Më shumë se sa pikët e lëna në derbi përballë Everton, Liverpool “qan” dëmtimin e Virgil van Dijk. Qendërmbrojtësi holandez pësoi një goditje të fortë gjatë dyluftimit me portierin Pickford, që në momentin e parë u kuptua se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë, fakt të cilin e konfirmuar vetë klubi me anë të njoftimi për mediat.

Van Dijk
Van Dijk

Van Dijk ka këputur ligamentet e gjurit dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. “The Reds” nuk kanë saktësuar se sa do të jetë koha e rikuperimit, thjeshtë janë mjaftuar duke theksuar se do të rikthehet më i fortë se më parë.

Dëmtime të tilla kërkojnë 7-8 muaj rikuperim, praktikisht Van Dijk ka mbyllur sezonin e rregullt me Liverpool ndërsa do të jetë në garë me kohën për të qenë në dispozicion të përfaqësueses holandeze për “Euro2021”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: