LUSHNJË

Tronditet Lushnja! Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në qendër të qytetit, ku për pasojë 1 person ka humbur jetën dhe janë plagosur 5 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në një kohë kur pedonalja ka qene e populluar, po ashtu edhe lokali.

Nga raportimet e para, thuhet se persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje, në drejtim të lokalit, me breshëri automatiku.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima, Bledar Muçaj, pronar i lokalit, ka humbur jetën në spital, ndërsa të plagosurit, mes tyre një vajzë, janë jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb