COVID-19 nuk kursen as një gjigand si Zllatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milan ka rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtrua këtë të mërkurë përpara sfidës kundër Bodo-Glim, e vlefshme për turin e tretë në Europa League.

Ibra
Ibra

Ibrahimovic është i detyruar tashmë të vete izolohet në pritje të testeve të radhës. Mungesa e Ibrës në këtë start të sezonit është shumë e madhe pasi suedezi tregoi që në fillim se është shumë i rëndësishëm për skemat e Piolit. Kundër Bolonjës, në ndeshjen e parë të Serie A, Ibra realizoi një dopjetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: