Gjashtë lojtarë apo pjesëtarë stafesh të tre prej skuadrave të Premier League kanë rezultuar pozitivë pas testeve për koronavirusin. Lajmin e ka komunikuar vetë Liga Angleze dy ditë pas testeve në prag të rifillimit të stërvitjeve. “Mes të dielës dhe të hënës 748 lojtarë dhe anëtarë stafesh janë testuar për Covid-19 prej të cilëve 6 kanë rezultuar pozitivë, në tre klube. Lojtarët ose anëtarët e stafeve që dolën pozitivë do të qëndrojnë në autoizolim për shtatë ditë. Premier League komunikon këto të dhëna të përditësuara për të garantuar integritetin dhe transparencën e veprimtarisë. Asnjë detaj specifik mbi klubet ose mbi subjektet në falë nuk do të jepet për çështje ligjore dhe operative”.

Në Angli kampionatin është ndërprerë prej 13 marsit dhe në mbledhjet e fundit Liga kishte caktuar 12 qershorin si datën më të mundshme për rinisjen. Sot ishte dhe dita e parë e rinisjes së stërvitjeve për shumë klubeve duke iu përmbajtur rregullave të distancimit social të paracaktuara në protokollin kombëtar: seanca prej 75 minutash me grupe prej 5 lojtarë maksiumi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb