Panuci ishte një eksperiment që dështoi që në ditët e para, qëndroi në stol më gjatë seç duhej, më shumë për inerci. Edy Reja shihej si një shpëtim, një trajner me një CV të shkëlqyer, një ekspert i futbollit italian nga i cili të gjithë prinin jashtëzakonisht shumë. Me të në stol, Shqipëria gjeti pak qetësi por kurrë nuk arriti të ngrihej aty ku të gjithë shpresonim. Pas një periudhe të gjatë me eksperimente pafund dhe më ndryshime të mëdha, në skemë e lojtarë, të gjithë prisnim që Shqipëria të tregonte stabilitet dhe maturi, sigurisht prisnim dhe rezultate pozitive.

241343058 4133576520074879 1729854852218378524 N
241343058 4133576520074879 1729854852218378524 N

Polonia ishte testi perfket për ta vërtetuar këtë por fatkeqësisht Lewandowski me shokë na vërtetuan të kundërtën. Shqipëria nuk ishte e qetë, tre kartonë të verdhë brenda 12 minutash e konfirmojnë këtë, nuk ishte as e stabilizuar në fushë, të pësosh katër gola në katër gjuajtje në kudrat është treguesi më i qartë.

241193158 4133679466731251 8845354307839979488 N
241193158 4133679466731251 8845354307839979488 N

Që nga dita e parë, Italiani insistojë në skemën 3-5-2, një modul loje që të ofron më shumë garanci por Shqipëria vetëm garanci nuk ofron në mbrojtje, e të mendosh që në letër është reparti me më shumë cilësi. Pa dashur kurrë të gjykojmë zgjedhjet e një trajneri, të shohësh Armando Brojën në tribunë, apo Myrto Uzunin në pankinë, nuk të lë një shije të mirë.

241433375 4133576533408211 7783078432032691419 N
241433375 4133576533408211 7783078432032691419 N

Në përfundim pësojmë një humbje të rëndë, një humbje që i jep të drejtë opinionit sportiv të pyes, çfarë po ndodh me Kombëtaren? Çfarë do të ndodh me Edy Reja? Pak ditë më parë i ftuar në “Sport News” në News24, presidenti i FSHF-ës, Armand Duka u shpreh: “Ndeshjet e shtatorit vendosin shumë, për skuadrat që do të ngjiten lart për të synuar objektivat dhe për të tjerat që luajnë vetëm një vend”. Hungaria është testi i radhës për italianin, mbase mundësia e fundit për të vërtetuar se është trajneri i duhur për të vijuar projektin kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb