Mesa duket Eden Hazard nuk do të jetë mungesa e vetme e madhe e Real Madridit në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, “El Clasicon”, në program më 18 dhjetor në Barcelonë. Sipas asaj që raporton e përditshma “AS”, edhe Marselo është në dyshim të madh.


Braziliani ka një shqetësim muskulor në këmbën e majtë dhe praktikisht e ka humbur takimin e rëndësishëm, ndonëse në ndryshim nga Hazard, për brazilianin ende nuk ka kohë të sakta sa i takon riaftësimit të tij dhe mjekët e “Los Blancos” duan të tentojnë mrekullinë, ndonëse parashikimet janë negative.


Por nuk mbaron këtu e enjtja e “zezë” e Real Madridit, pasi pak caste më parë klubi ka njoftuar dhe dëmtimin e Gareth Bejlit.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb