Pesë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën kur tre persona të armatosur hapën zjarr me armë në një shtëpi në Guayaquil, një nga qytetet ekuadoriane të rrënuar nga krimi i organizuar. Sipas dëshmitarëve okularë, tre burra që mbërritën me një motoçikletë në lagjen Isla Trinitaria, në pjesën jugore të qytetit, hynë në një shtëpi ku “qëlluan disa herë”. “Kemi pesë të vdekur dhe tetë të plagosur,” tha drejtori i policisë Fabri Modalvo në një konferencë për shtyp. Mes viktimave është edhe një polic, theksoi ai.
Ekuadori, i cili kufizohet me Kolumbinë dhe Perunë, vendet më të mëdha të prodhimit të kokainës në botë – po përjeton përshkallëzimin më të keq të dhunës në historinë e tij moderne. Krimi i lidhur me drogën rezultoi në vrasje pothuajse të dyfishuara në vitin 2022 krahasuar me 2021, nga 14 në 25 për 100,000 banorë. Më 25 maj, 6 persona u vranë dhe po aq u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr brenda një restoranti në qytetin turistik të Montañita.

Dy ditë më parë, persona të armatosur sulmuan një shtëpi funerali në Manda dhe hapën zjarr mbi të pranishmit, duke vrarë katër dhe duke plagosur tetë. Autoritetet ia atribuojnë rritjen e dhunës betejave të bandave për kontrollin e bregdetit të Paqësorit, një qendër strategjike për trafikun e drogës në SHBA dhe Evropë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: